Vdes ish-ushtarja e UÇK-së

Gjatë ditës së premte ka vdekur ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarët e saj në Facebook.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.