Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mustaf Shamolli

Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Mustaf Shamolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Fatmir Shurdhaj, kryetar i Degës së AAK-së në Malishevë.

Shurdhaj ka thënë se tashmë i ndjeri Shamolli ka qenë njëri ndër të parët që bashkë me vëllezërit e tij u mobilizuan në luftën çlirimtare në Shalë.

Postimi i tij i plotë:

Lamtumirë bashkëluftëtari im Mustaf Shamolli invalid i UÇK-së.

Njëri ndër të parët i mobilizuar me vëllezërit e tij në luftën çlirimtare ne Shalë.

Do të kujtojm me krenari shëmbelltyrën tënde patriotike në momentet ma të rënda të luftës tonë, ku ndamë pozicionet luftarake dhe bukën për ushtarët si kuzhinier i tyre, edhe atëher kur e kishim mangu..!

Ishe njeri i dashur, i përkushtuar e besnik në detyrat ushtarake kur krijuam Qendrën për rekrutim, e stervitje të ushtarëve të rinjë në Shalë.

Në kujtesën time do mbetet i paharruar angazhimi juaj per ti ushqyer 82 të plagosurit rëndë, që i sollën në Sedllar 1999 nga të gjitha anët, bëre të pamundurën në shërbim të tyre!

Ngushëllime Familjes Shamolli, miqve, shokëve e gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
Lavdi jetës dhe veprës tënde Mustaf Shamolli 🇦🇱