Vdes ish-ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare

Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Zymer Sylë Nikçi.

Lajmin e ka bërë të ditur, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Deçan, përmes rrjeteve sociale.

Shkaqet e vdekjes së veteranit të luftës nuk janë bërë të ditura.

“Ka ndërruar jetë vëllai i dëshmorit Brahim Sylë Nikqi, veteran i UÇK-së, baca Zymer Sylë Nikçi. Lavdi jetës dhe veprës tënde bacë”, thuhet në njoftim.