Vdes ish-luftëtarja e UÇK-së, Fetnete Ramosaj

Ka ndërruar jetë ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Maxhun-Ramosaj.

Lajmi për vdekjen e saj është dhënë nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Deçan.

“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtarja ynë zëri i UÇK-së Fetnete Maxhun Ramosaj.

Tërë jetën qëndroi e palëkundur në idenë shqiptare dhe e pa lodhshme në veprim për lirinë e Atdheut.Do të kujtohesh ndër breza”, thuhet në njoftimin e OVL-së në Deçan.