Vdes ish-kryetari i PSD-së

Mëngjesin e djeshëm ka vdekur Bajram Kelmendi, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetar i PSD-së, për një mandat.

Për vdekjen e tij ka shkruar sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kelmendi u rreshtua në anën e drejtë të historisë, si një prej organizatave që u angazhuan për lirinë e vendit.

Gjithashtu ka ngushëlluar familjen Kelmendi.

Postimi i tij i plotë:

Mora lajmin e hidhur për vdekjen e intelektualit, juristit dhe humanistit Bajram Kelmendi.

Në kohën e okupimit, Bajrami u rreshtua në anën e drejtë të historisë, duke shërbyer dhe udhëhequr Partinë Socialdemokrate të Kosovës, si një prej organizatave që u angazhuan për lirinë e vendit.

Ngushëlloj familjen Kelmendi, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën.

Baci Bajram u prehtë në paqen e përjetshme!