Vdes ish komandanti i UÇK-së

Është ndarë nga jeta Shefqet Paçarizi, ish-komandanti i Batalionit të dytë, Brigada 122 “Imer Krasniqi”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga një familjar i tij.

Aty thuhet se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e veteranëve në fshatin Dragobil.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familjarë dhe miq,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ju njoftojmë se sot, ndërroi jetë Agja ynë, Shefqet Paçarizi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot ,me datë 16.01.2021, në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dragobil.
U prefsh n paqe Agjë