Vdes ish i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Hysen Gega

Sot ka ndërruar jetë, Hysen Gega, ish i burgosur politik për shumë vite. I ndjeri ishte poashtu një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për vdekjen e Gegës kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Ngushëllime familjes Gegaj të gjithë shokëve të idealit dhe veteranëve të luftës. U prehtë në paqe shpirti i Hysen Gegës dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën dha aq shumë kontribut”, shkruan Halil Kodolli.