Pak orë më parë, ka ndërruar jetë ish-gardiani i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Faruk Lajqi nga fshati Treboviq i Pejës.

Rastin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, ku kanë njoftuar edhe për kohën e ceremonisë së varrimit.

“Pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë më 25.04.2022, në 44-vjeçare duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet më 25.04.2022, në varrezat e Fsh. Treboviq. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në orë, 17:00”, thuhet në njoftimin e tyre.