Ka vdekur ish-drejtori i gjimnazit të Mitrovicës, Hajzer Mustafa.

Ai vdiq në moshën 89 vjecare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezën e fshatit Smrekonicë nga ora 15:30.

Njoftimi nga familjarët:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se në moshën 89 vjeçare pushoi së rrahuri zemra e njeriut tonë më të dashur, Prof. Hajzer (Rexhep) Mustafa.

Ceremonia e varrimit do të mbahet n ‘ora 15:30 në fshatin Smrekonicë

Babë, të falënderojmë për të gjitha mirësitë që na i dhe, si në rrethin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë familjar. Po ashtu, për kontributin tënd të paçmueshëm në arsim për më shumë se 40 vite, do të jetosh nëpërmjet gjeneratave që do vijnë pas nesh.

Babai im, pusho në paqe. Shpirti yt qoftë dritë, ashtu siç ishte edhe në këtë botë.

Me mall
Familja Mustafa