Ka ndërruar jetë ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Milan Majhen.
Kryeministri Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe institucioneve sllovene.
“Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene”.







