Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Ajeti dhe të gjithë të afërmit për humbjen e akademik Idriz Ajetit.

“Themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Me këtë rast ngushëlloj familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij”.