Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të respektohen masat anti-covid, në të kundërtën, ka paralajmëruar dënime.

Zemaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vdekur një person i lindur në vitin 1993, për të cilin tha se nuk ka dalur nga shtëpia, por që siç tha ai: dikush ia ka dërguar virusin.

Ministri Zemaj, u shpreh se duhet të kihet kujdes nga ana e qytetarëve në mënyrë që mos t’i infektojnë familjarët e tyre.

“Rritja e numrit të këtyre ditëve është nga mos-disiplina individuale. Kjo situatë nuk i konvenon askujt. Dje kemi pas një vdekje të vitit 1933, besoni ai rast nuk ka dal prej shtëpisë. Dikush ia ka çu virusin atij në shtëpi”, ka thënë Zemaj.