Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Demokracia,com e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Gavori.

Ai ka treguar se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Govori.