Mitrovicë

Vdes gruaja më e vjetër në Mitrovicë, 108 vjeçarja Bahtije Idrizi

Mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë gruaja më e vjetër në Mitrovicë, gjyshja 108 vjeçare Bahtije Idrizi.

E ndjera ishte gjyshja e drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizit. Ajo karakterizohej si një grua shumë e vyer, e urtë dhe plot shëndet gjer në momentet e fundit të jetës.

Gjyshja Bahtije kishte kaluar një operim të lehtë në këmbë para dy muajsh, në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, duke njoftuar se varrimi i së ndjerës do bëhet sot më 15 shkurt, gjersa për kohën e varrimit do njoftojnë sot gjatë ditës.

Njoftimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi.
Familjarë, miq dhe dashamirë,
Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nëna/gjyshja jonë Bahtije Idrizi.
Varrimi bëhet me datë 15 Shkurt 2024, ndërsa për kohën ju njoftojmë me kohë.