Vdes gazetari kosovar

Në moshën 51 vjeçare, ka ndërruar jetë gazetari Ibrahim Sefedini.

Ai prej disa vitesh po vuante nga një sëmundje e rëndë prej të cilës po trajtohej në Francë.

Ka qenë korrespondent i Kohës Ditore nga Vitia vite me radhë. Gjithashtu ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile të Vitisë.

I ndjeri pas vete ka lënë gruan me 3 fëmijë.