Vdes gazetari Rrok Berisha

Gazetari i njohur kosovar, Rrok Berisha, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i Rrokut, Ylberi.

Përmes një postimi në Facebook, Ylberi ka njoftuar për vdekjen e babait.

Emri i Rrok Berishës, së fundmi u rikthye në publik, kur ushtari i zonës së Dukagjinit, Shefqet Kabashi, kishte deklaruar se gjatë luftës atij i ishte kërkuar që ta vriste Rrokun. /Ballkani.info