Gazetari amerikan, Terry Anderson, i cili u mbajt peng për gati shtatë vjet gjatë luftës civile në Liban, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Anderson ishte korrespondenti kryesor për Lindjen e Mesme për Associated Press kur u kap nga militantët islamikë në 1985 gjatë asaj që u bë e njohur si kriza e pengjeve në Liban, raporton BBC.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Greenwood Lake, Nju Jork, të dielën, tha vajza e tij.

Sulome Anderson tha se kishte gjetur paqe vitet e fundit pas sprovës.

“Asnjëherë nuk i pëlqente të quhej hero, por të gjithë këmbëngulën ta quanin atë ashtu”, tha ajo.

“Megjithëse jeta e babait tim u karakterizua nga vuajtje ekstreme gjatë kohës së tij si peng në robëri, ai gjeti një paqe të qetë dhe të rehatshme vitet e fundit”.