Është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke çuar në 85 numërin e përgjithshëm të të vdekurve nga pandemia në këtë vend.

Me rritjen e viktimave është rritur edhe numri i rasteve pozitive me Covid-19 në shtetin fqinj të Kosovës, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit shtatë raste të reja janë shënuar.

Siç bëhet e ditur nga institucionet përkatëse të këtij vendi, me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vend shkon në 1,518.

Ndërkaq, është rritur dhe numri i të shëruarve, ku gjatë 24 orëve të fundit, 47 pacientfituan betejën me virusin. Sipas qyteteve, janë shëruar 9 pacientë në Shkup, 9 në Kumanovë, 8 në Prilep, 13 në Tetovë, një në Ohër, 5 në Gostivar, një në Kriva Pallankë dhe një në Koçani.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 992.