Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Sot ka vdekur edhe një person nga koronavirusi nga Komuna e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, ka thënë se viktima është S.K., i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetar humb betejen me #COVID19 nga qyteti i Therandēs, S.K, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë tē komunēs tonē po e vazhdojnë betejen me këtë virus te msheftë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën, bajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër”, ka shkruar Kuqi në Facebook.

Kujtojmë, që numri total i rasteve pozitive në vend është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 178 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri tash në gjithë Kosovën me COVID-19 jam  më shumë se 7 mijë persona, prej të cilëve 3700 janë shëruar.