Edhe një pacient nga Komuna e Klinës e ka humbur betejën me koronavirusin sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komuës, Zenun Elezaj, i cili njoftoi se viktima është Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel.
Njofitmi i plotë:
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19.
Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.







