Ka vdekur edhe një pacient me kornavirus nga Podujeva.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Podujevës Nexhmi Rudari, i cili ka shprehur ngushëllim për humbjen e mikut të tij në betejën me Covid 19
Shkrimi i plotë:
U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.
Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistences ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe. Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.
Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahubdhe bashkëndjej me ta. Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë! I përjetshëm kujtimi për Ajferin
Edhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve







