Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një person i cili ishte aksidentuar javë më parë në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ishte aksidentuar më 25 gusht 2022 dhe ishte duke u trajtuar në QKUK.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Jezerc, Ferizaj 25.08.2022 – 17:10 Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.