Vdes biznesmeni i njohur kosovar

Ka vdekur biznesmeni kosovar Latif Kryeziu.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Sipas Thaçit, Latifi, si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. /Ballkani.info/

Njofimi i plotë;

Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij. HTH