Vdes babai i Eminem, të cilin reperi e përmend shpesh në këngët e tij

Për babain e Eminem dijmë vetëm përmes këngëve të reperit, ku ai gjithmonë e ka akuzuar pasi e ka braktisur familjen dhe Eminem nuk e takoi asnjëherë.

TMZ mëson se Marshall Bruce Mathers Jr, babai i reperit të njohur Eminem, ka vdekur në moshën 67 vjeçare.

Ai kurrë nuk e takoi djalin e të cilit emri i vërtetë është Marshall Bruce Mathers III, megjithatë ylli i repit shpesh rrëfeu për babanë në këngët e tij, duke e akuzuar atë për braktisjen e familjes.

Sipas TMZ, babai i Eminem vdiq pranë Fort Wayne, Indiana, ndërsa fqinjët e tij treguan përmes rrjeteve sociale se ai vdiq nga një sulm në zemër.