Vdes babai i dy dëshmorëve

Ka ndërruar jetë Zymer Fetah Fazliu, babai i dy dëshmorëve të lirisë, Asllan dhe Mehdi Fazliu si dhe vëllai i dëshmorit Milazim Fazliu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 17:00 në varrezat e lagjes Fazliu, në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.

Zymeri lindi në fshatin Gradicë të Drenicës! Ishte veprimtar i kahershëm i çështjes kombëtare.

Në vitet e represionit serb në Kosovë ai dhe familja Fazliu përjetuan tortura të rënda nga milicia serbe.