Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së Rasim Selmanaj, përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur që ka ndërruar jetë babai i dëshmorit Naim Nimanajt, Metë Syla-Nimanaj.
Selmanaj, duke vlerësuar lartë kontributin e tij, ka thënë se jo rastësisht nga kjo familje kanë rënë tre dëshmorë, Naim Nimanaj, Fatmir e Luan Nimanaj, transmeton Ballkani.info
Në vazhdim ju sjellim shkrimin e plotë:
Është ndarë nga jeta miku dhe babai i dëshmorit Naim Nimanaj;
METË SYLA- NIMANAJ.
Metë Syla ishte një burr i urtë, i ndershem dhe me tradita të njeriut fisnik e puntor!
Gjatë gjithë jetes qëndroj me besnikëri në traditën familjare për t’i shërbyer vendit dhe popullit të vet!
Nuk ishte rastësi që nga kjo familje ranë tre dëshmorë, vigan të vertet të luftës, Naim Nimanaj, Fatmir e Luan Nimanaj.
Në vitin 1981 kur babai im ishte i leqitur Met Syla nuk ishte ligështuar e frigësuar nga pushteti komunist duke i qëndruar pranë në ditë të liga.
Faleminderit Baca Metë!
Lamtumirë miku ynë i mirë!
Ngushllime familjes Nimanaj, miqëve e farefisit!
Shpirti i tij u preht në paqe!
RS







