Vdes artistja aristokrate në moshën 41 vjeçare nga sëmundja e rëndë

Qyteza amerikane Southampton u trondit dje nga vdekja e artistes së njohur vendase Elisabeth Kieselstein Cord Hamm.

Shkaku i saktë i vdekjes është i paqartë por familja e saj tha për mediat se beson se ka lidhje me komplikacionet e infeksionit të rëndë bakterial Lyme.

Ajo vdiq në moshën 41 vjeçare.

Babai i saj, i njohur për markën e sendeve të luksit dhe bizhuterive Barry Kieselstein Cord, tha se e bija kishte vuajtur prej një dekade nga infeksioni i rëndë.

“Infeksioni Lyme nuk largohet kurrë, ai shfaqet në një formë ose në një tjetër, është një sëmundje e keqe dhe e mjerueshme,” tha ai.

“Megjithë trajtimet e ndryshme të bëra gjatë viteve, ai vazhdonte ta manifestonte veten në forma të ndryshme. Por megjithatë Elisabeth e luftoi atë dhe vijoi me sipërmarrjet e saj kreative”.

Babai shtoi se familja do të krijojë një park memorial në emër të vajzës, për prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre nga sëmundja.

Sëmundja njihet gjithashtu si Lyme borreliosis, dhe shkaktohet nga bakteri Borrelia që përhapet te njeriu nga pickimi i pleshtave.

Llogaritet se rreth 300,000 njerez infektohen prej saj në SHBA dhe 65,000 në Evropë. Sëmundja e merr emrin nga qyteza Lyme në Connecticut, SHBA, ku u diagnostikua për herë të parë në 1975.