Rhonda Fleming

Vdes aktorja e madhe dhe shumë e dashur për publikun!

Rhonda Fleming e njohur si ‘Mbretëresha e Teknikolorit’ në vitet 1940 dhe 50, vdes në moshën 97 vjeçare. E njohur për flokët e saj të kuq dhe pamjen miqësore me kamerën, Fleming luajti në një varg filma në studio në epokën e artë në Hollywood.

Rhonda Fleming, aktorjae njohur me nofkën “Mbretëresha e Teknikolorit” dhe i cila u shfaq me Ronald Reagan, Kirk Douglas, Charlton Heston,Burt Lancaster dhe yje të tjerë të filmit të viteve 1940 dhe 1950, ka vdekur. Këtë e ka bërë të ditur ndihmësja e saj, Carla Sapon.

Nga filmi i saj i parë me ngjyra, Një Connecticut Yankee në King Arthur’s Court  me 1949 me Bing Crosby, Fleming u bë jashtëzakonisht e popullarizuar me producentët për shkak të realizimit të filmit me ngjyra, ku ajo duket tejet e gjallë dhe natyrore. Ndër filmat e saj të viteve 1950 ishin “While the City Sleeps” ajo gjithashtu luajti Kleopatrën në filmin Serpent of the Nile  ne vitin 1953.

Rhonda Fleming pati gjithsej gjashtë martesa.

Fleming u martua me të dashurin e shkollës së mesme, Thomas Lane. Në vitin 1941 u bë nënë e një djali të cilin e quajti Kent. Martesa e saj e parë përfundoi më 1947. 

Tri martesa të tjera gjithashtu përfunduan me divorc, e dyta me kirurgun e Beverly Hills Lewis Morrill gjatë 1952 deri 1958, me aktori Lang Jeffries nga 1960 deri 1962, dhe producent-regjisor Hall Bartlett nga viti 1966deri 1972.

Në 1977, Fleming u martua me manjatin Ted Mann, i cili ndërtoi zinxhirin e Teatrit Mann dhe martesa zgjati deri në vdekjen e tij në 2001. Pasi Mann vdiq, Fleming u martua për herë të gjashtë, me Derol W Carlson, i cili vdiq në 2017.