Bota kinematografike turke ka pësuar një humbje të madhe.
Aktori i njohur, Tarik Ünlüoglu është ndarë nga jeta pasi humbi betejën me kancerin e mushkrive që e kishte kapur muaj më parë, shkruan Hurryiet.
Me të marrë lajmin, për vdekjen e tij pikëllimin e kanë shprehur edhe shumë kolegë të tij.
Tarik ka ndërruar jetën në moshën 61 vjeçare duke lënë pas një vajzë të quajtur Zeynep.
Kujtojmë që në Kosovë e Shqipëri, ai u bë i njohur me rolin e Tarik te seriali “Gymysh”.


loading…







