Vdes, aktori i filmave të James Bondit

Aktori amerikan David Hedison, i njohur për rolet në dy filma rreth James Bondit, vdiq në moshën 92-vjeçare.

Ai u shfaq në vitin 1973 në një film të quajtur “Live and Let Die”, në rolin e Felix Leiterit.

Hedison pastaj u kthye 16 vjet më vonë në një vazhdim të ri të titulluar “Licence to Kill”. Ndërkohë, ai punoi në projekte të tjera.

Ai është gjithashtu i njohur për rolet në filmat, “The Flying Science Fiction” të vitit 1958, “The Voyage to Bottom of the Sea” dhe “The Colboy”, “The Love Boat”, “The Guy Fall” dhe “Dinasty” .

Hedison do të mbahet mend si një njeri shumë pozitiv dhe optimist, i cili shpesh e dinte se në filmat ku shfaqej ishin kryesisht të pavlerë.

Vdekja e aktorit u konfirmua nga vajzat e tij, Alexandra dhe Serena, “Babai ynë solli kënaqësi dhe humor kudo që shkoi dhe vdiq në stilin e madh”.

loading…