Vdes 8-vjeçari në Romajë të Hasit, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-vjeçar

Një 8-vjeçar në fshatin Romajë të Hasit ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, ka thënë Bytyqi.