Vdes 77 vjeçari, ishte goditur nga vetura

Ka vdekur 77 vjeçari i cili ishte goditur dje nga një veturë në rrugën Prishtinë -Ferizaj.

Këtë për kk e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë të Prishtinës.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndërruar jetë”.

“Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës Sh.R (mashkull) 77 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

“Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.