Vdes 49-vjeçari në Bogë, u rrokullis me ekskavator

Një person ka humbur jetën në Bogë të Rugovës, derisa ishte duke punuar me ekskavator.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 17:50 policia është informuar se në fshatin Bogë të Rugovës është rrokullisur një ekskavator dhe një person ka mbetur pa shenja jete. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe autoambulanca, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.

Rugova ka shtuar se rasti po vazhdon të hetohet.