Vdes 27-vjeçari në aksident trafiku në Prishtinë

Ka humbur jetën një 27-vjeçar si pasojë e një aksidenti trafiku në Prishtinë.

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes.

Siç bën të ditur policia, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

“R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

loading…