I riu 17 vjeçar nga Prishtina i cili është plagosur dje në lagjen Arbëria, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.Info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.

”Sot rreth orës 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë L/B, 17 vjeç, personi i plagosur dje në Prishtinë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore.

Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje e rëndë, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre./Ballkani.Info