Vdes 13 vjeçi australian, fjetur në kontejner u ngarkua në kamion bërlloku

Një adoleshent në Australi ka vdekur, pasi një kontejner në të cilin po flinte u zbraz në kamion të mbeturinave.

Spencer Benbolt Junior, i njohur për të dashurit e tij si Budda, dhe dy shokët e tij pak më të rinj, ndodheshin brenda kontejnerit në Port Lincoln të Australisë jugore, kur objekti u zbraz në kamion të martën herët në mëngjes.

Policia tha se një fëmijë 12-vjeçar arriti të dilte nga kontejneri dhe filloi të godiste në dritaren e kamionit që vozitësi të ndalej, por dy shokët te tij tashmë kishin rënë brenda kamionit, shkruan Daily Mail.

Spencer pësoi lëndime të rënda dhe vdiq në vendin e ngjarjes, afër një restoranti “McDonald’s”, ndërsa fëmija më i ri, një 11-vjeçar, shpëtoi pa lëndime.

Shoku i Spencerit, Dylan Fox, tha se adoleshenti ishte duke fjetur në kontejner, sepse nuk dëshironte të qëndronte në familjen që e kishte strehuar.

Policia tha se vozitësi i kamionit nuk e dinte që fëmijët ndodheshin në kontejner dhe se është prekur jashtëzakonisht shumë nga ky incident.

Një zëdhënëse e kompanisë në pronësinë e të cilës është kamioni ka shprehur ngushëllime për të afërmit e fëmijës, ndërsa ka thënë se janë duke punuar ngushtë me shërbimet emergjente dhe se një hetim i plotë për këtë incident është duke u zhvilluar.