Vdes 108 vjeçarja nga koronavirusi, i kishte mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll

Një gjyshe 108 vjeçare besohet të jetë personi më i vjetër në botë që ka vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Hilda Churchill i shpëtoi dy luftrave botërore dhe gripit spanjoll, por ndërroi jetë të shtunën, më pak se një ditë pasi u testua pozitive për virusin.

Ajo kishte qënë në izolim në azilin e saj në Salford, Greater Manchester, për më shumë se një javë, por filloi të shfaqte simptoma të buta 3 apo 4 ditë më parë.

Familja e saj shpresonte se do të jetonte për të kapur ditëlindjen e saj të 109-të, në 5 prill.

Nipi i saj Anthony, 49 vjeç, kishte qënë duke planifikuar një ditëlindje special surprizë për të dhe u la pa fjalë, kur mori lajmin.

Ai shprehet se e donte gjyshen si mama sepse ajo ishte kujdesur për të dhe motrën e tij dhe ai ndihej zemërthyer që nuk kishin mundur të ishin me të në momentet e fundit.