Vdes 1 person nga COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur nga koronavirusi dhe janë konfirmuar 32 raste të reja me këtë virus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shëruar 20 persona, teksa numri i rasteve aktive ka shkuar në 202.

Sipas IKSHPK  15 pacientë janë në hospitalizimin.