Mitrovicë

Vdekje e dyshimtë në veriun e Mitrovicës

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në veriun e Mitrovicës.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur probleme kronike/shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Njësitet policore, dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti duke u hetuar.