Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur dje në Prizren.

Viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore teksa po drejtonte një kamion, por i njëjti derisa ka arritur në emergjencë ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Prizren, 30.07.2020-10:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.