Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, 65 vjeçari gjendet pa shenja jete

Një i moshuar është gjendur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në afërsi të objektit të Komunës së Re në Prishtinë. Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar policia, duke shtuar se po merren me sqarimin e rrethanave në të cilat ndërroi jetë 68-vjeçari.

“Rreth orës 08.00 kemi pranuar informatën se një person është pa shenja jete në rrugën Vicianum në Prishtinë. Vdekjen e viktimës A.B, mashkull 65 vjeçar, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë përderisa njesitet përkatëse po mirren me hetimet” ka thënë zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Florie Ahmeti për Ballkani.info.