Vdekje e dyshimtë në Prishtinë
Policia njofton se dje në Prishtinë një person përderisa ishte duke punuar i janë shfaqur probleme shëndetësore. I njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore, por aty mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Rasti është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë, 12.05.2020-16:07. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar kishte pasur probleme shëndetësore i cili me ndihmë të shpejtë nga vendi i ngjarjes është dërguar në QKUK. Pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit, ndërsa me urdhërin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion.