Vdekje e dyshimtë në Prishtinë
Policia e Kosovës, ka gjetur një trup të pajetë në Prishtinë.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në ora 16:37 në rrugën “Jakov Xoxa”, në Prishtinë, në rrethana të panjohura ka gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.