Vdekje e dyshimtë në Postë: Punëtori u gjet i vdekur gjatë orarit të punës

Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 14:20 në Prishtinë.

Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi në fjalë është punëtor i Postës së Kosovës i moshës 54-vjeçare, dhe rasti ka ndodhur në objektin qendror të Postës në Prishtinë.

Një dëshmitar (punëtor tjetër i Postës) ka thënë për Reporteri.net se e ka dëgjuar një zhurmë nga zyra e tij, dhe kur ka dalë e ka parë të shtrirë punëtorin pa shenja jete.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Reporteri.net ka kontaktuar Policinë për të marrë informata të tjera për këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.