Vdekje e dyshimtë në Kqiq të Madh, një 62 vjeçare bie në bunar

Të hënën në Kqiq të Madh të Mitrovicës, në një bunar është gjetur një grua pa shenja jete.

Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë viktima është një grua rreth 62 vjeçare e cila ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar.

Zahiti thotë se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, raporton Koha.net.

“Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë proceduralisht, ndryshe një grua diku 62 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunarë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion kufoma. Nuk ka ndonjë dyshim por proceduralisht është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë ai.

loading…