LAJMI I FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Drenas, gjendet një person në bunar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një bunar në Drenas.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Abri e Epërme.

VDEKJE E DYSHIMTË/Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc. 02.10.2023 – 19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Ballkani.info