Vdekja e Xhevdet Ferrit ka prekur edhe Aurela Gaçen

Dje legjenda e artit shqiptar, Xhevdet Ferri ka ndërruar jetë.

Aktori i njohur shqiptar Xhevdet Ferri më datë 16 janar ka ndërruar jetë, dhe vdekja e tij ka ‘tronditur’ gjithë botën e artit në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Aktorë, politikanë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e të ndjerit.

Së fundmi edhe Aurela Gaçe ka shkruar disa fjalë për aktorin ku kujton edhe kohën e studimeve

“Oh çfare humbje  Lamtumire Xhevdet Ferri . .Duket e pabesueshme .U.prehsh ne paqe legjende e artit Shqiptar .
( sic e therrisnim ne ish studentet, profesor Xhoda ) . 
Ngushellimet me te sinqerta familjes e gjithe Shqiptareve qe moren nga shpirti yt” ka shkruar ajo.