Pas vdekjes së vajzës në Runik të Skenderaj, ka reaguar edhe kreu i kësaj komune, Bekim Jashari.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen në aksident trafiku të një fëmiu 6 vjeçar në rrugën Mitrovicë-Pejë, në Runik, e cila ishte duke levizuar në trotuar.

Në emër të komunës së Skenderajt, familjes Sejdiu i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre”, ka shkruar Jashari në Facebook.