Pas vdekjes së vajzës në Runik të Skenderaj, ka reaguar edhe kreu i kësaj komune, Bekim Jashari.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen në aksident trafiku të një fëmiu 6 vjeçar në rrugën Mitrovicë-Pejë, në Runik, e cila ishte duke levizuar në trotuar.
Në emër të komunës së Skenderajt, familjes Sejdiu i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre”, ka shkruar Jashari në FB.
Postimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen në aksident trafiku të një fëmiu 6 vjeçar në rrugën Mitrovicë-Pejë, në Runik, e cila ishte duke levizuar në trotuar.
Në emër të komunës së Skenderajt, familjes Sejdiu i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre.
Po ashtu bëjë thirrje për drejtuesit e automjeteve që të rrisin kujdesin në komunikacion si dhe për organet e rendit që të rrisin kontrollat në trafik dhe vetëdijësim të qytetarëve edhe përmes gjobave në trafik.







