KMDLNJ

Vdekja e të burgosurit në Dubravë, KMDLNJ: Nuk ka kapacitete për t’u trajtuar rastet e rënda

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për rastin e vdekjes të të burgosurit H.M. në Burgun e Dubravës.

Në reagimin e tyre thuhet se edhe më heret kanë reaguar se NjSHB përkatësisht stacionari në Dubravë nuk ka as kapacitete materiale e as profesionale për të trajtuar rastet e rënda përkundër përpjekjeve maksimale që e bënë stafi shëndetësorë.

“KMDLNj e rithekson domosdoshmërinë e formimit të një Spitali që do të pajisej profesionalisht dhe materialisht e që do të përkujdesej për shëndetin e personave të privuar nga liria siç e kanë vendet e rajonit.  KMDLNj- ë e rikujton opinionin se në institucionet e mbajtjes në Kosovë një numër i konsiderueshëm i të burgosurve mbahen në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut shkaku se vuajnë nga sëmundje të pashërueshme apo kanë çrregullime të rënda të shëndetit mendor prandaj kërkojnë mbikëqyrje 24 orëshe apo të pjesshme”.

“Që nga çasti i privimit nga liria, shteti e merr tërë përgjegjësinë për përkujdesjen dhe trajtimin e të burgosurve dhe me asgjë nuk mund të arsyetohet për humbjen e jetëve të personave të privuar nga liria për shkak të mungesës së trajtimit të duhur shëndetësor. Në këto raste hallka e fundit e zinxhirit të përgjegjësisë është Njësia Shëndetësore e Burgjeve që është në gërshërë midis ministrive përkatëse  dhe gjykatave e që janë adresat kryesore të përgjegjësisë. KMDLNj- ë i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit H. M. duke kërkuar hetime profesionale pas së cilave do të përcaktohej përgjegjësia e mundshme, disiplinore apo penale”, thuhet në reagim.

VIDEO BONUS: Qeveria do të mbështesë dy mijë vende pune në katër komunat veriore